“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi me xhemat jashtë xhamisë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/244-245)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.se

Por në qoftë se ai është jashtë xhamisë, atëherë nuk është e lejuar që të falet pas imamit pasiqë ata falen në dy vende të ndryshme. Qëllimi i namazit me xhemat është vend i bashkuar, koha dhe veprimi. Prandaj njeriu u urdhërua për t’iu përmbajtur imamit. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Bëj tekbir kur ai (imami) bënë tekbir dhe zbritë në ruku kur ai zbretë në ruku.” 1

Si mund të jetë një xhemat nëse njëri prej tyre qëndron jashtë xhamisë dhe e pason imamin? Nëse do të kishim lejuar këtë do të mund të dëgjosh radion dhe të pasoshë imamin e Qabesë ose xhamisë së profetit salAllahu alejhi ue selem, sepse është e mundur të falesh pas tij në këtë mënyrë. Po kështu, ne do të kishim mundësinë që të falemi pas imamit në televizion të cilin ne madje edhe mund ta shohim. Dhe ne nëse atëherë e urdhërojmë atë1 të falet me xhemat, ai përgjigjet:

“Jo, unë dua të falem me një imam i cili sjell një shpërblim më të madh se sa xhemati juaj dhe në një vend më të mirë se sa vendi juaj. Sot unë do ta fali jacinë me të dhe nesër unë do ta fali namazin e xhumasë me atë tjetrin. Unë nuk kam nevojë për xhamitë tuaja.” 2

Gjëja e çuditshme është se është shkruar një libërth në lidhje me këtë, i cili quhet “el-Ikna bi Sihhat-is-Salah khalf el-Midhja.”  Ajo u shkrua përpara ardhjës së telivizionit. Autori përmend disa argumente për të lejuar këtë, duke përfshirë hadithin se engjëjt thonë “Amin” me imamin, ku tha:

“Engjëjt falen në qiell dhe ata falen pas imamit në tokë.” 3

Ai pra krahasoi botën e dukshme me atë të padukshmen, e cila është një argumentim i gabuar.

Nëse do ta kishim lejuar këtë, atëherë të gjithë përtacët2 do të kishin mundësi që ta braktisin shkuarjen në xhami dhe në vend të kësaj do faleshin pas radios. Në disa vende namazi transmetohet nga minaret. Këtu, një person mund të thotë se ai qëndron në shtëpi dhe falet pas imamit nga minarja, sepse është e mundur për tu falur pas imamit në këtë mënyrë.

Prandaj ne e dimë se është e pavlefshme për ta pasuar imamin nëse gjendesh jashtë xhamisë. Përjashtimi i vetëm është nëse xhamia është e mbushur sa që safat shtrihen jashtë saj. Këtu nuk ka asnjë problem.

________________________________

1&2 Namazi me xhemat nuk është obligim për gjininë femrore

3Bukhari (378) dhe Muslimi (411).

Shpërndaje: