Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi në aeroplan

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (327)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Në lidhje me faljen e namazit në vendin ku rrinë pasagjerët në aeroplan. Ndonjëherë ka vend të mjaftueshëm në aeroplan për të falur namazin në këmbë. Nga ana tjetër në koridora levizin  pa ndërprerë stjuardesat. A duhet të falet namazi aty apo në vendin e pasagjerëve?”

Përgjigje: ”Kur ti thua se stjuardesat kalojnë, a ke për qëllimn se ato kalojnë para namazliut apo pranë tij?”

Pyetësi: ”Ato mund të kalojnë para tij nëse ai është i kthyer nga Kibla.”

Përgjigje: ”A kalojnë stjuardesat në vendin e ndaluar mes namazliut dhe sutrës së tij?”

Pyetësi: ”Vendi është i vogël.”

Përgjigje: ”Në këtë rast duhet të falesh në vendin e pasagjerëve.”

Shpërndaje: