Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi pa mbulesë është i pavlefshëm

Imam Ebu Isa Muhamed bin Isa Et-Tirmidhi (v. 279)
El-Xhami (377)
Përktheu: Valdet Gashi 
www.perlatmuslimane.com

165 – Kapitulli: Nuk pranohet namazi i gruas pa mbulesë

377 – Hanad na tregoi: Kabiseh na tregoi, nga Hamad ibn Selemeh, nga Kadateh, nga Ibn Sirini, nga Safijrh bint Al-Harith, nga Aishah, e cila rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Nuk pranohet namazi i gruas me menstruacione, pa mbulesë koke (khimar).”

Transmeton Tirmidhi (377). Hadithi i Aishes është i mirë (hasen).

Hadithi është autentik sipas imam Albanit në Sahih Sunen Et-Tirmidhi (377).

Me shprehjen “i gruas me menstruacione” nënkuptohet gruaja që ka arritur moshën e pubertetit.

Nëse gruaja ka arritur moshën e pubertetit dhe fal namazin ndërkohë që i duket një pjesë e flokëve, shumica e dijetarëve janë të mendimit se namazi i saj nuk është i vlefshëm. Ky është edhe mendimi i Imam Shafiut, i cili ka thënë:

“Gruas nuk i lejohet të falet nëse ndonjë pjesë e trupit të saj që duhet mbuluar mbetet e zbuluar.”

Esh-Shafei ka thënë gjithashtu:

“Megjithatë, është thënë se namazi i saj është i vlefshëm nëse këmbët e saj janë të zbuluara.”

 

Shpërndaje: