Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (20 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është vërtetuar se profeti ﷺ ka thënë:
”Le të jetë namazi juaj i fundit i natës tek (vitr).”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.
Gjithashtu është vërtetuar në Sahih Muslim se profeti ﷺ ulej dhe falte dy rekate pas vitrit.1 Si bashkohen fjalët dhe veprat e tij? Në të vërtetë nuk ka kundërshtim mes tyre.
Së pari, i dërguari ﷺ i falte këto dy rekate (pas vitrit) vetëm ndonjëherë dhe jo gjithmonë.
Së dyti, Ibn Kajimi -rahimehullah- ka thënë se këto dy rekate nuk janë një namaz i veçantë por janë pjesë e vitrit. Ato në raport me vitrin janë si namazet vullnetare (rauatib) në raport me farzet. Pra veprimi i tij nuk bie në kundërshtim me fjalët e tij:
”Le të jetë namazi juaj i fundit i natës tek (vitr).”
1 Aishah -radijAllah anha- rrëfeu për të dërguarin e Allahut ﷺ:
“Ai falte 13 rekate: falte 8 rekate, pastaj falte vitrin, (3 rekate) pastaj falte 2 rekate ulur; dhe kur donte të bënte ruku, ngrihej dhe pastaj bënte ruku. Pastaj falte dy rekate ndërmjet ezanit dhe ikametit të namazit të sabahut.”
Transmeton Bukhari (1159).