Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nasir el-Umer është një prej Khauarixhëve statik

Shejkh Ubejd bin Abdil-lah el-Xhabiri

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128881

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është një libër revolucionar i quajtur “et-terbijah el-Xhihadijjeh”, dhe që është ndaluar nga shteti, për shkak të rrezikut të tij. Nasir el-Umer e ka rekomanduar atë dhe kërkon t’i referohen atij, duke e ditur se në këtë libër ka këshilla për Khauarixhët për të rifilluar betejën kundër pushteteve. Çfarë është komenti juaj për këtë?

Përgjigjja: Me pak fjalë, Nasir el-Umer është një prej tyre, nëse kjo është e vërtetë. Ai është i njohur me preokupimin rreth “fikhul vaki” (perceptimi i aktualitetit). Aid el-Karni e lavdëroi atë dhe tha se askush nuk është specializuar në njohjen e aktualitetit sikurse është Shejkh Nasir el-Umer. Ai e krahasoi atë me Shafi’iun. Shafi’i ishte i pari që u specializua në Usul-ul-Fikh, ndërsa Nasir el-Umeri ishte sipas tij i pari që u specializua në njohjen e aktualitetit. Dijetarët e kanë kritikuar atë dhe kanë qartësuar gabimin e tij.

Ai shkurtimisht, beson se dijetarët e Sunnetit nuk e kanë kuptuar aktualitetin e njerëzve. Nuk është çudi që ai e rekomandon librin e përmendur, pasi që epshi i autorit është në përputhje me epshin e tij. Ai megjithatë, është një nga udhëheqësit e ideologjisë revolucionare dhe të dhunshme sot dhe të Khauarixhëve statik (që vetë nuk lëvizin, por i nxisin të tjerët).

Shpërndaje: