Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205840
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kjo është nata e 27-të e Ramazanit, një nga netët ku ka më shumë gjasa të jetë Nata e Kadrit.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kërkojeni atë gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit dhe veçanërisht në netët teke.”
Transmeton Bukhari (2021) dhe Muslimi (1165).
Netët teke janë: nata e 21-të, 23-të, 25-të, 27-të dhe 29-të. Dijetarët kanë pasur mendime të ndryshme mbi cila prej tyre është Nata e Kadrit. Disa dijetarë menduan se është nata e 21-të, disa menduan se është nata e 23-të, disa menduan se është nata e 25-të, dhe të tjerë menduan se është nata e 27-të. Imam Ahmedi dhe disa dijetarë të tjerë e kanë konsideruar natën e 27-të si më të mundshmen.