Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nata e Kadrit nuk është vetëm në natën e 27

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/103)

 www.perlatmuslimane.com

Transmeton Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili ka thënë se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: 

“Ai që falet gjatë natës së Kadrit me besim dhe shpresë për arritjen e shpërblimit të saj do t’i falen të gjitha mëkatet e kaluara.”

Ne nuk e dimë se kur është nata e Kadrit. Ajo nuk është në një natë të caktuar dhe e ngjashme me vitin paraprak, por ajo lëviz. Mirëpo, ajo është gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit.

Në lidhje me hadithin në Bukhari dhe Muslim ku sahabët ëndërruan se ajo është gjatë shtatë netëve të fundit dhe se profeti ﷺ ka thënë:

“Duket se ëndrrat tuaja përputhen që ajo është në shtatë netët e fundit. Kështu që kush dëshiron ta kërkojë atë, le ta kërkojë në shtatë netët e fundit të Ramazanit.”

Allahu e di më së miri, mirëpo unë mendoj se kjo kishte të bënte vetëm me atë vit. Dëshmi për këtë është se profeti ﷺ nuk e braktisi i’tikafin gjatë dhjetë netëve të fundit deri sa vdiq.

Shpërndaje: