Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Pyetje: Kam lexuar dhjetëra artikuj në lidhje me natën e Kadrit. Na tregoni neve për të dhe për kohën e saj nëse mund ta përcaktojmë këtë!
Përgjigje: Nata e Kadrit është nata më e mirë. Profeti ﷺ ka thënë për të:
ليلة القدر خير من ألف شهر
“Nata e Kadrit është më e mirë se 1000 muaj.”
Thotë Allahu:
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُّبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ {3} فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ {4}
“Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues. Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë.” 44:3-4
Pra, kjo është një natë e bekuar, natë e Kadrit, natë në të cilën vendoset për çdo çështje. Prej asaj që do të shkruhet janë ngjarjet që do të ndodhin në vit. Në këtë shkruhen edhe fatet dhe ngjarjet që do të ndodhin.
Në lidhje me atë se kjo natë është me e mirë se 1000 muaj, atëherë themi se veprat dhe se përpjekjet në këtë natë janë më të mira se veprat dhe përpjekjet në 1000 muaj. Kjo është një mirësi e madhe.
Ajo është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, ashtu siç na ka lajmëruar profeti ﷺ, kur ka thënë:
التمسوها في العشر الاواخر من رمضان
“Priteni atë në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.”
Netët tek janë të theksuar apo nënvizuar, nata 21, 23, 25, 27. Këto net janë konfirmuar.
Këto janë më të mira dhe më të përafërta (për të qenë nata e Kadrit) se të tjerat, bazuar në fjalët e profetit ﷺ:
التمسوها في الوتر من العشر الأواخر من رمضان
“Prisni atë në dhjetët netët e fundit tek të Ramazanit.”
Tjerat hadithe argumentojnë se duhet prit në gjithë dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Por ditët tek janë më të përafërta dhe më e përafërta ndër këto net është nata e 27.