Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Adua-ul-Bejan (2/125)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Një nga argumentet më të qarta se natyra nuk mund të shkaktojë ndonjë gjë pa dëshirën e Allahut Xhela ue Ala. Është zjarri në të cilën u hodhën drutë dhe Ibrahimi salAllahu alejhi ue selem, dhe padyshim druri është më i fortë, më i qëndrueshëm dhe më i fortë se sa mishi dhe lëkura e Ibrahimit salAllahu alejhi ue selem, por zjarri dogji drutë me ngrohtësinë e tij, ndërsa ai ishte i ftohtë dhe shpëtim ndaj Ibrahimit salAllahu alejhi ue selem. Sepse Zoti i tij i kishte thënë zjarrit:
كُونِي بَرْدًا وَسَلَامًا عَلَى إِبْرَاهِيمَ
”Bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” 1
I pa të meta është Ai, dëshirës së të Cilit asgjë nuk i shpëton, dhe Ai bën atë që Ai dëshiron!
1 El-Enbija’ 21:69