Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndalohet dalja nga shtëpia pa xhilbab

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin  (vdiq. 1421)

Burimi: Sherh Sahih rl-Bukhari (2/130-131)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

324 – Muhammed ibn Salam, na ka treguar: Abdul-Vehab na ka informuar, prej Ejubi, nga Hafsa e cila ka thënë:

”Ne e kishim zakon që ti ndalonim femrat tona të reja që vetëm sa kishin arritur moshën e pjekurisë, që të shkonin në namazet e bajrameve. Pastaj një grua erdhi dhe u ul në kështjellën e Benu Khalaf dhe filloi të tregoj se çfarë motra e saj kishte thënë. Vëllai i burrit të saj kishte marrur pjese në dymbëdhjetë ekspeditat ushtarake me profetin salAllahu alejhi ue selem dhe motra e saj ishte përfshirë në gjashtë të tilla. Ajo tha: ”Ne u kujdesëm për të plagosurit dhe të sëmurët.” Ajo tha: ”Motra ime e pyeti profetin salAllahu alejhi ue selem: ”A duhet të dal ndonjë prej nesh nëse ajo nuk ka xhilbab?” Ai u përgjigj: ”Motra e saj le t’a vesh një prej rrobave të saja të jashtme. Ajo duhet të dëshmojë të mirën dhe namazin (e bajramit) e myslimanëve.” Kur Umm Atijjah erdhi, e pyeta: ”A e ke dëgjuar profetin salAllahu alejhi ue selem duke e thënë këtë?” Ajo u përgjigj: ”Po. Kam e dëgjuar atë duke thënë: ”Gratë e reja që sapo kanë arritur moshën e pjekurisë , virgjëreshat e turpshme, gratë me menstruacione duhet të dalin jashtë dhe të dëshmojë mirësinë dhe namazin e besimtarëve. Ndërsa gratë me menstruacione duhet të qëndrojnë mënjanë nga vendi i faljes.” Hafsa pyeti: ”Gratë me menstruacione?” Ajo u përgjigj: ”A nuk marrin pjesë ato në ditën e Arafatit dhe gjëra të tjera”?”

Hadithi dëshmon se gruas nuk i lejohet të dalë në dyqan pa xhilbab. Xhilbabi na kujton Aba´an. Ato madje edhe e pyetën profetin salAllahu alejhi ue selem për të dalë pa xhilbab në rast se ato nuk kanë. Profeti salAllahu alejhi ue selem atëherë iu përgjigj:

”Motra e saj le ti´a vesh një prej rrobave të saja të jashtme.”

Profeti salAllahu alejhi ue selem ndaloi gruan që të dalë pa xhilbab edhe pse ishte një rast urgjent. Kur ai i urdhëroi gratë që të dalin në këtë gjendje, ato pyeten se çfarë duhet vepruar nëse ato nuk kishin xhilbab. Atëherë ai i urdhëroi ato që të marrin hua një xhilbab dhe të dalin.

Shpërndaje: