Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndalohet dëgjimi dhe shikimi i debateve që bëhen në publik

Shejkh Ahmed bin Umer bin Selim Bazmul

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=tuOJ3xTp8BQ

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Këtu flitet në lidhje me çështjen e të dëgjuarit të debateve që transmetohen dhe që janë të përhapura në televizor dhe kanalet televizive, a lejohet një gjë e tillë apo jo?

Përgjigje: Jini të vëmendshëm o vëllezër. Këto debate që zhvillohen në publik janë gabim dhe kjo nga disa aspekte:

E para: Ata që debatojnë, shumica e tyre ose nuk janë njerëz të Sunnetit  ose selefizmi i tyre nuk është i qartë dhe si rrjedhojë ata nuk janë në gjendje të bëjnë qartë dallimin e së vërtetës nga e kota, madje as në përgjigjet e tyre. Do të gjesh disa prej tyre që ulen dhe përballë kanë Rafidiun dhe i buzëqesh atij (Rafidiut) dhe sillet me moral me të, a thua sikur ai (Rafidiu) të jetë vëllai i tij (në fe). Qartë? Kjo është gabim, kjo është gabim. Rafidiu është i poshtër, i ndyrë. Rafidiu që fyen Ebu Bekrin dhe Umerin dhe unë t’i buzëqesh atij? Kurrë, madje unë e shikoj atë i zemëruar, me inat dhe nuk i jap kurrë një shikim dashamirës. Ky është njëri aspekt.

Aspekti tjetër është se disa prej tyre janë injorantë, nuk kanë mësuar te dijetarët. Nuk kanë mësuar te dijetarët. Madje shejkh Feuzani ka thënë për një prej tyre se është mutealim (pretendon se ka dije, por në realitet nuk ka).

Aspekti i tretë: Ndonjëherë ndodh në këto debate që personi i bidatit sjell gjëra që kundërshtari nuk është i aftë t’i refuzojë dhe kjo është fitne (sprovë) për vetë personin që debaton por dhe për njerëzit e thjeshtë që shikojnë këto debate.

Aspekti i katërt: Nuk është kjo rruga e selefëve. Selefët kur refuzonin pasuesit e bidatit, refuzonin bidatet jo nëpërmjet debatimit me ta, por qëllimi i tyre ishte demaskimi i bidateve, mposhtja e së kotës dhe triumfi i hakut. Dhe ka dallim midis këtyre të dyjave (pra dallon aspekti i debatimit nga njëra anë dhe aspekti i refuzimit dhe demaskimit të bidateve dhe pasuesve të tyre nga ana tjetër), pasi që debati me pasuesit e bidatit do të thotë që ti të ulesh në një tavolinë me të dhe ai të flasë të kotën dhe ta argumentojë atë, ndërkohë që kjo është e ndaluar te selefët. Selefëve kur u mbërrinte ndonjë fjalë e pasuesve të bidatit, e refuzonin atë dhe nuk lejonin që të debatohej me të. Pastaj (selefët) paralajmëronin kundër tij, e shpallnin bidatçi, të humbur dhe urdhëronin braktisjen e tij. Kështu ishin Selefus-Salih, Allahu qoftë i kënaqur me ta! Njëkohësisht, shejkh bin Bazi (Allahu e mëshiroftë) dhe dijetarët e mëdhenj dhe njëkohësisht kjo është prej menhexhit të selefëve, nuk bënin debate në publik me pasuesit e bidatit. Nuk bënin debate në publik me pasuesit e bidatit.

Kështu që unë po e mbyll fjalën time me dy çështje:

E para: Shikimi i këtyre debateve mund të jetë fitne për njerëzit e thjeshtë, madje dhe për nxënësat e dijes të cilët në aspektin e dijes nuk janë të përgatitur aq sa duhet.

E dyta: Dijetarët në mënyrë të qartë e të prerë kanë thënë në fetvatë e tyre se shikimi dhe dëgjimi i këtyre debateve është haram, nuk lejohet. Këto vende (të debateve) janë fitne. Allahu (azze ue xhel) është i Zemëruar me to. Në këto vende përhapet e kota dhe e keqja. Kështu që nuk lejohet ulja në to, dëgjimi i tyre dhe shikimi i tyre. Kështu kanë gjykuar dijetarët për këtë çështje, i kanë ndaluar si shikimin, ashtu edhe dëgjimin e tyre. Shejkh Ibn Uthejmin, shejkh Feuzan, shejkh Rabi dhe të tjerë përveç tyre i kanë ndaluar këto gjëra për njerëzit e thjeshtë dhe njëkohësisht kanë ndaluar organizmin e këtyre debateve në publik.   

Shpërndaje: