Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: El-Fataual Kajjimeh lil-Usratil Muslimeh, fq. 178-179
Kompletoi: Sad Abdul-Ghaffar Ali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për të festuar ditëlindjen e një personi? Cili është gjykimi për të marrur pjesë në festimin e ditëlindjes? Dhe a është mysafiri i ftuar, i detyruar të marr pjesë në to?
Përgjigje: Ka argumente në Kuran dhe në Sunnet se festat e ditëlindjeve janë bidate të pabaza në Sheriatin e pastër. Nuk është e lejuar pjesmarja në to, për arsye se kjo është një formë e mbështetjes dhe inkurajimit për në bidate.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
أَمْ لَهُمْ شُرَكَاء شَرَعُوا لَهُم مِّنَ الدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَن بِهِ اللَّهُ
”A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?!”
ثُمَّ جَعَلْنَاكَ عَلَى شَرِيعَةٍ مِّنَ الْأَمْرِ فَاتَّبِعْهَا وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاء الَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ إِنَّهُمْ لَن يُغْنُوا عَنكَ مِنَ اللَّهِ شَيئًا وإِنَّ الظَّالِمِينَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ وَاللَّهُ وَلِيُّ الْمُتَّقِينَ
”Dhe tani, Ne të kemi vendosur Ty në rrugën e drejtë të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas dëshirave të atyre që nuk dinë! Ata nuk mund të të mbrojnë aspak nga zemërimi i Allahut. Pa dyshim, keqbërësit kanë për mbrojtës njëri-tjetrin, kurse Allahu është Mbrojtësi i atyre që i frikësohen Atij e që ruhen nga gjynahet.”
اتَّبِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلاَ تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِ أَوْلِيَاء قَلِيلاً مَّا تَذَكَّرُونَ
”Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti i juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!”
Është transmetuar autentikish se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Çdokush i cili shpik diçka që nuk i përket çështjes tonë, ajo do t’i refuzohet.”
Gjithashtu Ai salallahu alejhi ue selem ka thënë:
”Çdo risi (bidat) është devijim dhe çdo devijim është në zjarr.”
Hadithet me kuptime të ngjashme janë të shumta dhe të njohura.
Përveçse këto festime janë të kritikuara dhe bidate (shtesa) të pabaza në fe, ato gjithashtu janë edhe përngjasim me jehudët dhe të krishterët të cilët i festojnë ditëlindjet. Profeti ﷺ ka thënë kur paralajmëroi ndaj zakoneve dhe mënyrave të tyre:
”Ju do t’i pasoni ata që kanë jetuar para jush pëllëmbë pas pëllëmbe dhe krah pas krahu. Në qoftë se ata do të hynin në vrimën e hardhucës edhe ju do të kishit hyrë.”
Njerëzit pyetën:
”O i dërguari i Allahut! Jehudët dhe nasarat (të krishterët)?”
Ai ﷺ u përgjigj:
”Kë tjetër?”
Domethënia e fjalës ”Kë tjetër?” Do të thotë se për ta po flitet.
Profeti ﷺ gjithashtu ka thënë:
”Kush i ngjan një populli, ai është prej tyre.”
Hadithet me kuptime të ngjashme janë të shumta dhe të njohura. Allahu i udhëzoftë të gjithë, në atë gjë që e kënaq Atë.