“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ndalohet vrasja e ambasadorëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (56)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%2021-03-1438H.mp3%2033.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi fetar për të vrarë ambasadorët nga vendet e mosbesimtarëve, që janë armiqësor ndaj muslimanëve?

Përgjigje: Sulmet nuk janë të lejuara. Sulmet janë sherr. Ambasadorëve u është premtuar siguria. Nuk është e lejuar për ti sulmuar ata. Ambasadorët mosbesimtarë shkuan tek i dërguari (salAllahu alejhi ue selem). Ata shkuan tek ai në xhami. Ata kishin me vete letra nga udhëheqësit e tyre. Ata shkuan te i dërguari (salAllahu alejhi e selem) në xhami dhe askush nuk iu vërsul atyre. Ata dolën nga aty dhe u kthyen në shtëpi. Pra, nuk është e lejuar për ti vrarë dhe shqetësuar ambasadorët.

Shpërndaje: