Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndani vlerën e saj me 40

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Mexhmu-ul-Fataua (18/154-155)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Sa është sasia e zekati të arit dhe argjendit? A duhet të paguhet zekati me ari apo me para?

Përgjigje: Zekati i arit, argjendit dhe mallrave të tregtisë është 2.5%. Për të ditur se sa duhet të paguash pjesëtoje vlerën totale me 40. Rezultati i kësaj është sasia e zekatit. Le të marrim arin si shembull. Ndani vlerën e saj me 40. Rezultati shkon në zekat.

A duhet të paguhet zekati në ari apo në vlerën e tij? Mendoj se është në rregull që të paguhet në vlerën e tij. Nuk është e detyrueshme të paguhet në ari. Ata që e meritojnë zekatin përfitojnë më shumë nga vlera. I varfri e ka më të dashur që ti jepet vlera e një byzylyku ari se sa vetë byzylyku i artë.

Shpërndaje: