Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: el-Axhuibah el-Uadi’ijjeh alal-As’ilah en-Nisa’ijjeh, fq. 330-331
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që gruaja ti kthej flokët në një anë nëse qëllimi është moda dhe jo përngjasimi i kufarëve?
Përgjigje: Më e pakta është se ky veprim është i urryer sepse i ngjason kufarëve edhe pse nuk është qëllimi. Ai që ka për qëllim që ti ngjajë kufarëve bjen në kufër. Është e ndaluar ti ngjasosh armiqve të Allahut edhe nëse nuk është qëllimi. Ai që ka për qëllim përngjasimin i nënvlerëson muslimanët dhe i vlerëson armiqtë e Allahut. Ekziston rreziku që ky të blasfemon. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë për këtë:
”Ju do të pasoni rrugën e atyre që kanë jetuar para jush, sikurse radhët e shigjetave, po të kishin hyrë në zgavër të hardhucës, ju do t’i pasonit.” Ne i thamë: ”O i dërguari i Allahut! Jehudët dhe të nasarat (të krishterët)?” Ai u përgjigj: ”Kë tjetër?”
1 Bukhari (4356) dhe Muslimi (2669).