Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndarja e flokëve në njërën anë (1)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: Fetua Mexhmu ue Makalat Mutanauui’ah (29/47)

http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_4981.shtml

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi i ndarjes së flokëve në njërën anë, që do të thotë që një pjesë e kokës ka flokë më shumë se pjesa tjetër? A hynë kjo nën fjalën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selam): “Ma’ilah Mumilat” [1]?

Përgjigje: Disa dijetarë mendojnë se, ndarja e flokëve në njërën anë hynë në këtë hadith. Bazuar në këtë, ndarja e flokëve në njërën anë është e ndaluar. Pra, flokët duhet të ndahen në mënyrë të barabartë, siç ndahen në të djathtë ashtu edhe në të majtë.

Pos kësaj, gjithashtu është e mundur që kjo (mënyrë e krehjes së flokëve) të ketë burimin nga femrat jomyslimane. Ne besojmë se është e detyrueshme për gratë që, t’i shmangen kësaj gjëje dhe në vend të kësaj të krehin dhe t’i mbaj flokët e tyre në mënyrë të duhur, d.m.th. t’i ndajnë flokët në mes.

_______________________________________________________________________

[1] Imam En-Neveviu ka thënë: “Është thënë se Ma’ilat do të thotë gratë që nuk janë të bindura ndaj Allahut dhe ndaj obligimeve që i ka. Ndërsa Mumilat janë ato që ua mësojnë të tjerave veprimet e tyre të mallkuara. Është thënë gjithashtu se Ma’ilat Mumilat janë gra që ecin me mburrje duke i ngritur supet lartë. Është thënë gjithashtu se Ma’ilat ndajnë flokët në njërën anë, e cila është modë e prostitutave, ndërsa Mumilat janë gratë të cilat ua krehin grave tjera flokët në këtë mënyrë.” (Sherh Sahih Muslim (14/92))

Shpërndaje: