Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Përktheu: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si është gjykimi për ndarjen e pasurisë për fëmijët përderisa prindi është ende gjallë?
Përgjigje: Nëse me ndarjen e pasurisë është për qëllim dhurimi- dhënia e pasurisë-, kjo ka gjykim të veçantë, e nëse është për qëllim trashëgimia e pasurisë para se të vjen koha për të, edhe kjo ka gjykim të veçantë. Pastaj, secili gjykim ka koeficient të ndryshëm nga ai që ka gjykimi tjetër. Nëse babai dëshiron që pasurinë e tij t’ia ndaj fëmijëve të vet, këtu vjen në shprehje fjala e të Dërguarit sal-lAllahu alejhis ue selam:
اعدلوا بين أولادكم
“Bëhuni të drejtë ndërmjet fëmijëve tuaj.”
Në këtë rast obligohet që të jetë i barabartë në ndarjen e pasurisë ndërmjet djemve dhe vajzave të tij.
Mirëpo, nëse është për qëllim ndarja e trashëgimisë, atëherë së pari këtu kemi të bëjmë me veprim të parakohshëm, pastaj ka mundësi që kjo të shkaktojë konflikte dhe mosmarrëveshje ndërmjet fëmijëve, për shkak të ngutjes së realizimit të këtij gjykimi, gjykim ky të cilit nuk i ka ardhur ende koha, sepse trashëgimia vjen në shprehje vetëm pas vdekjes së të trashëguarit.”