Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndenja se nga organi gjenital del diçka

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Ligjërata: Kul-lukum Rain

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur një person pastrohet pas kryerjes së nevojës fiziologjike, ai ndien se nga organi gjenital del diçka. Çfarë duhet të bëjë ai në këtë rast?

Përgjigje: Kjo është vetëm vesvese e tij. Pas kryerjes nevojë fiziologjike, organi gjenital duhet pastruar me ujë, apo së pari ta fshij e më pas ta pastrojë atë. Pas kësaj, ai duhet të marrë abdes dhe të falet pa u shqetësuar nga ndonjë vesvese si kjo. Këto janë vesvese për të cilat aspak nuk duhet shqetësuar.

Shpërndaje: