“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ndër kurimet më të mira ndaj magjisë dhe mësyshit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej kurimeve më të mira për atë që e ka goditur një sëmundje për të cilën dyshon ose mendon se është magji ose mësysh apo diçka e ngjashme me këtë, janë:

Të lexojë në shuplakat e të dyja duarve të tij, para gjumit, nga 3 herë: Suret El-Ikhlas, El-Felek dhe En-Nas.

Dhe pas çdo here që i lexon ato, të fërkojë me duar fytyrën dhe kokën e tij.

Dhe do të largohet e keqja e cila e ka goditur, në dashtë Allahu.

Të thotë 3 herë në mëngjes dhe në mbrëmje:  

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ الله التامَّاتِ من شَرِّ مَا خَلَقَ

”Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja që ka krijuar.”

Transmeton Muslimi (2708).1

 

3 – Të thotë 3 herë në mëngjes dhe në mbrëmje:  

 بِسْمِ اللهِ الَّذِي لاَ يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيء في الأرْضِ وَلاَ في السَّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ العَلِيمُ

“Kërkoj mbrojtje me emrin e Allahut kundër (çdo shejtani dhe kundër çdo të keqe). Me përmendjen e këtij emri, asgjë në tokë dhe asnjë fatkeqësi që zbret nga qielli nuk mundet të dëmtojë. Ai është Dëgjuesi dhe i Gjithëdituri.”

Transmeton Tirmidhi (3/419) i cili tha se hadithi është i mirë dhe autentik.

Këto janë ndër shkaqet për t’u shëruar dhe për të shpëtuar nga çdo e keqe, siç janë transmetuar në sunnetin e profetit ﷺ.


1 Hadithi i plotë është:

Khaulah bint Hakim rrëfeu se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Ai që ndalet në ndonjë vend dhe thotë:

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ الله التامَّاتِ من شَرِّ مَا خَلَقَ

”Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja që ka krijuar.”

nuk do t’i bëj dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend.”

Transmeton Muslimi (2708).

 

 

Shpërndaje: