Imam Muhammed bin Ibrahim Al esh-Shejkh
Burimi: Fetaua ue resail Shejkh Muhammed bin Ibrahim (10/56)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person dëshironte të fejohej me një grua, pastaj erdhi një person tjetër dhe u përpoq që të fejohet me të, pastaj babai e martojë vajzën e tij me këtë të dytin. Cili është gjykimi në lidhje me këtë?
Përgjigje: Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut. Transmetohet në një hadith një ndalesë që ndalon për një njeri të përpiqet për tu fejuar me një grua, kur vëllai i tij musliman është duke u përpjekur të fejohet me të.
Ky ndalim vlen në qoftë se ai e ka ditur se një person u përpoq që të fejohet me të para tij. Por nëse ai nuk e ka ditur këtë, apo familja e gruas nuk e pranoi personin e parë, atehere nuk ka problem në këtë.
Sa për babain e vajzës, atij nuk i lejohet të pranojë përpjekjet për t’a fejuar e vajzën e tij nga personi i dytë nëse ai e ka pranuar të parin, nëse nuk ka diçka nga sheriati që e kërkon një gjë të tillë.
Megjithatë nëse kjo ka ndodhur kështu dhe kontrata e martesës është shkruar me personin e dytë, kontrata është e vlefshme. Allahu është Dhuruesi i suksesit.