Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Lika esh-Shehri (30)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një njeri kishte për qëllim të mos agjërojë gjatë Ramazanit ndërsa ishte në udhëtim. Pastaj ai e ndryshoi nijetin dhe dëshiroi që ta plotësoj agjërimin. A konsiderohet të jetë agjërueshëm apo jo?
Përgjigje: Nëse ai vërtet kishte për qëllim që të mos agjërojë, ai nuk duhet ta vazhdoj agjërimin ngase vlefshmëria e agjërimit varet nga nijeti. Megjithatë, nëse ai i thotë vetës së tij që ndoshta ta prish agjërimin nëse bëhet shumë nxehtë dhe të ngjashme, ndërsa e sheh se mund të agjëroj dhe dëshiron ta bëj këtë, në këtë rast ai duhet ta vazhdoj agjërimin.
Pra kjo ka të bëjë me nijetin e njeriut. Nëse ai është i vendosur që ta prish agjërimin, ai më nuk është duke agjëruar, e në qoftë se ai nuk është i vendosur, atëherë mund ta vazhdoj agjërimin.