Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndërtimet mbi varre

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! A është çështja e ndërtimit mbi varre çështje rreth së cilës ka mospajtime (mes dijetarëve)?

Përgjigje: Jo, nuk lejohet ndërtimi mbi varre sepse ky veprim është mjet që shpie në shirk, nuk lejohet ndërtimi mbi varre, është obligim që të rrënohen ndërtimet mbi varre dhe ato të ngrihen vetëm një pëllëmbë nga toka.

Profeti ﷺ tha:

”Të mos lësh imazh pa prishur dhe as varr të ngritur pa e sheshuar!”

Do të thotë derisa ta rrafshosh përtokë. Ngritja e tyre është mjet që shpie në shirk. Nuk lejohet ndërtimi mbi varre! I quajnë ato mauzole, i quajnë ato mauzole, ndërsa ato janë ndërtime shirku, Allahu na ruajt! Nuk lejohet ndërtimi mbi varre!

Varret e sahabëve, të cilët ishin njerëzit më të mirët pas profetëve, janë të dukshme në El-Baki (ato nuk janë të ngritura, të gjitha janë të njëjta). Varret e tyre janë të dukshme në El-Baki, ata u varrosën në El-Baki në kohën e të dërguarit të Allahut ﷺ (dhe nuk ndërtuan mbi to). Sahabët e të dërguarit të Allahut, brezi më i mirë që ka ekzistuar, po.


Hadithi i plotë është:

Ebul-Hajaxh tregoi se Aliu -radijAllahu anhu- i tha atij:

“A të mos të dërgojë në të njëjtin mision që më ka dërguar i dërguari i Allahut ﷺ?  Të mos lësh imazh pa prishur dhe as varr të ngritur pa e sheshuar!”

Transmeton Muslimi (969).

Shpërndaje: