Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/204)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Është një varr jashtë fshatit mbi të cilin rritet një shkurre. Erdhi një deve dhe hëngri nga kjo shkurre dhe shkeli mbi varr, prandaj ndërtuan një mur rreth tij. A lejohet ky veprim?
Përgjigje: Rrënja e shkurres duhet të nxirret. Nëse e bëjmë këtë, deveja nuk do të kthehet më dhe kështu do t’i shpëtojmë së keqes së saj. Varrin duhet ta lëmë ashtu siç është. Ndërtimi i një muri për ta mbrojtur atë mund të çojë në atë që njerëzit në të ardhmen të besojnë se ai i përket një njeriu të devotshëm ose të drejtë. Papritur vendi do të përballet me probleme për shkak të varreve pasi që Allahu e ka pastruar atë përmes imamit Muhamed bin Abdil-Uehab -rahimehullah-.
Tani është e detyrueshme që çështja t’i paraqitet gjyqtarit, sidomos nëse struktura tani duket si një dhomë. Ajo duhet të largohet. Nëse ekziston frikë për sigurinë e varrit, lejohet që trupi të zhvendoset në një vend tjetër.