Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndikimi i shoqërimit me pasuesit e bidateve

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatuslimane.com

O vëllezër, ua kam përmendur disa herë se ishte një student nga studentët e mi në fakultetin e Shkencave Islame rreth tridhjetë e katër vite më parë, i cili ishte shumë i rreptë në ndjekjen e sunnetit, dhe madje nganjëherë tejkalonte kufijtë në sjelljet e tij, prandaj përpiqeshim ta korrigjonim atë.

Kur u diplomua nga universiteti, u transferua në një universitet ku ishte një nga kokat e hizbive.

Ai më tha: “Unë do të debatoj me të, do të shkoj tek ai në zyrë dhe do të debatoj me të, do t’ia thyej kokën, siç thonë njerëzit e thjeshtë.”

I thashë: “Mos shko tek ai sepse frikësohem për ty se do të sprovohesh.”

Por ai nuk më dëgjoi dhe filloi të frekuentonte zyrën e tij derisa u bë një nga njerëzit më të butë ndaj hizbive  dhe pasuesve të bidateve.

El-Nakhai ka thënë: “Mos u shoqëroni me pasuesit e bidateve dhe mos flisni me ta sepse kam frikë se zemrat tuaja mund të largohen.”

“Zemrat tuaja mund të largohen”, do të thotë zemrat tuaja mund të largohen nga sunneti (në devijim).

Shpërndaje: