Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndjek leximin e imamit nga Mus’hafi

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Nur alad-Darb (51 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të ndjekë leximin e imamit nga Mus’hafi gjatë teravive dhe kijamu lejl?

Përgjigje: Është ligjësuar që xhemati të heshtin dhe të dëgjojnë kur imami lexon, këtë ka urdhëruar profeti ﷺ. Nëse ai e ndjek leximin e imamit në Mus’haf dhe kjo nuk e shpërqendron nga dëgjimi, nuk ka të keqe në këtë, kjo është e dobishme dhe në veçanti nëse imami bën shumë gabime dhe harron.

Por nëse kjo e shpërqendron nga dëgjimi në mënyrë që ai ndoshta fillon të interpretojë një ajet që e sheh ndërsa imami vazhdon leximin, nuk i lejohet ta bëjë këtë sepse kjo e shpërqendron nga dëgjimi dhe heshtja për të cilën ka urdhëruar profeti ﷺ. Po!

Shpërndaje: