Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndoshta ndonjëri prej jush del me bagëtinë e tij

Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri (v. 656)

Burimi: et-Targhib uet-Tarhib (734)

Komentues: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Sahih-ut-Targhib uet-Tarhib (1/453)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

734 – Haritheh bin el-Nu’man (radijAllahu anhu) tha se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ndoshta ndonjëri prej jush del me bagëtinë e tij dhe që të fal namazin e xhumasë. Me kalimin e kohës mbaron ushqimi i bagëtive prandaj ai thotë: ”Unë ndoshta duhet të kërkoj një kullotë që i jep bagëtisë sime më shumë ushqim. Dhe pastaj ai zhvendoset aty pas të cilës ai as nuk e fal namazin e xhumasë dhe as namazin me xhemat. Atëherë Allahu vulos zemrën e tij.”1

Transmetuar nga Ahmedi përmes Umer bin Abdil-lahit, robi i Ghufras. Ai është i besueshëm sipas tij2.


1 I mirë përmes rrugëve të tjera të transmetimit.

2 Ai është i dobët sipas shumicës, prandaj el-Hejthemi dhe el-Askalani e konsideroi të dobët atë. Megjithatë, ky hadith forcohet nga hadithi i mëparshëm.

Shpërndaje: