Imam Ali bin Sultan el-Kari el-Hanefi (v. 1014)
Burimi: Mirkat-ul-Masabih (2175)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Said el-Khudri (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ai që e lexon suren el-Kehf në ditën e xhuma, do ti jepet dritë e ndriçuar në mes të dy xhumave.”
Transmetuar nga el-Bejheki në “ed-Dauat el-Kebir”.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:
”… do ti jepet një dritë e ndriçuar …”
Kjo do të thotë në zemrën e tij, në varrin e tij, ose në vendin e tubimit në Ditën e Gjykimit.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“… në mes të dy xhumave.”
Do të thotë kohën që korrespondon me kohën mes dy xhumave. Kjo vlen për çdo xhuma në të cilën lexohet kjo sure.