Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndryshimi në menstruacione dhe kohëzgjatjen e tyre

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Fetvaja nr. 20981

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jam një vajzë e pamartuar, jam 22 vjeçare. Zakonisht menstruacionet më kanë zgjatur gjashtë ditë, por që tani kanë ndryshuar. Edhe pse periudha menstruale fillon në kohë të njëjtë, menstruacionet më vijnë shumë pak, ato nuk kanë ngjyrë të njëjtë si më parë dhe zgjasin një javë e më shumë. Pyetja ime është: kur duhet të marr gusël e të falem?

Përgjigje: Gjaku që ju e shihni në periudhën tuaj menstruale të zakonshme konsiderohet gjak i menstruacioneve, edhe pse është në masë të vogël, apo edhe pse ka ngjyrë tjetër nga ajo e zakonshmja. Prandaj, ti duhet të marrësh gusël dhe të falesh vetëm atëherë kur sheh pastërtinë e plotë nga gjaku menstrual me ndërprerjen e gjakut, ose kur sheh sekrecionet e bardha.

Allahu na dhëntë sukses. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij!

Shpërndaje: