Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=162071
Data e fetvas: 7/3-1438 ose 7/2-2016
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur ne afrikanët vijmë në Arabinë Saudite – e lusim Allahun që ta ruaj dhe ta mbështet atë – për të studiuar studime fetare, ne studiojmë dhe e përvetësojmë fikhun Hanbeli. Kur ne kthehemi në vendet tona, hasim në medhhebe të tjera sikurse medhhebi i Imam Malikut. Çfarë na këshillonë në raste të ngjashme?
Përgjigje: Ne nuk bazohemi në librat e medhhebit Hanbeli, Hanefi, Maliki apo Shafei. Ne nuk bazohemi në një libër. Ne bazohemi vetëm në argumente. Ajo që është e bazuar në argumente duhet të praktikohet, pa marrë parasysh se në librin e cilit prej katër medhhebeve është ajo. Ajo që nuk ka argumete nuk duhet të praktikohet. Nëse ti e di argumentin e pason atë. Nëse nuk e di argumentin i pyet dijetarët në lidhje me mendimin.