Imam el-Husejn bin Mes’ud el-Begaui
Burimi: Me’alimut-Tenzil (1/152)
Darul-Ma’rifeh, 1423/2002
www.perlatmuslimane.com
Dijetarët kanë mendime të ndryshme se sa i sëmurë duhet të jetë një person në mënyrë që t’i lejohet që të mos agjërojë.
Dhahiritë besojnë se çdo gjë që quhet sëmundje (justifikim) e liron njeriun që të mos agjëroj. Këtë mendim e ka edhe Muhammed bin Sirini.
Turejk bin Temam el-Attari thotë: “Shkova tek Muhammed bin Sirini në shtëpinë e tij në një ditë Ramazani dhe e gjeta atë duke ngrënë. Ai tha se ndjente dhimbje në gisht.”
Hasan el-Basriu dhe Ibrahim en-Nekha’i thonë: “Sëmundja duhet të jetë e atij lloji që i lejon personit që të fal namazin ulur.”
Megjithatë, shumica e dijetarëve janë të mendim që sëmundja duhet të jetë e tillë që nëse agjëron keqësohet gjendja e personit aq shumë sa që bëhet e padurueshme. Kjo do të thotë se lejohet mos-agjërimi nëse sëmundja e lodhë shumë personin. Në qoftë se ajo nuk e lodhë agjëruesin, atëherë ai e ka obligim të agjërojë.