Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (21)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth-mjd-17051435.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kur ne të refuzojmë disa grupe dhe sekte kundërshtare për shkak se thërrasin në fenë e Allahut pa dije, kundër-argumenti i tyre është se ata kanë qenë shkaktarë që shumë njerëz të hyjnë në Islam…”
Përgjigje: ”Po, por në cilin Islam kanë hyrë ata? Islami nuk është vetëm një fjalë ose një fjalim. Ai duhet të jetë Islami i vërtetë. Çfarë është Islami? Nëse ti i pyet ata se çfarë është Islami ata skanë përgjigje. Sepse ata nuk e dinë. Islami dhe asgjë më shumë. Na tregoni se çfarë është Islami pra! Definoje Islamin! Ai nuk mund të përgjigjet për shkak se ai nuk e ka studiuar dhe mësuar atë.
Kur Profeti salAllahu alejhi ue selem ia kishte dhënë flamurin Aliut radijAllahu gjatë ditës së Hajberit ai tha:
”Nisu i qetë deri sa të arrishë në territorin e tyre. Pastaj nxiti ata për në Islam dhe informoi ata lidhur me të drejtat e Allahut Te ala me të cilat ata Jane obliguar.”1
Ai nuk tha se ai vetëm ti tregojë atyre për Islamin. Ai tha:
Pastaj nxiti ata për në Islam dhe informoi ata lidhur me të drejtat e Allahut Te ala me të cilat ata janë obliguar.”
Islami duhet të sqarohet. Islami nuk është vetëm një fjalë që shqiptohet.”
_____________________________
1 Bukhari (1395) dhe Muslimi (19).