Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu Fataua vol 2. fq.51
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili ishte xheneti në të cilën Allahu e lejoi Ademin (alejhis-selam) dhe gruan e tij të jetojnë?”
Përgjigje: ”E sakta është se Allahu lejoi Ademin dhe gruan e tij të jetojnë në xhenetin të cilin Ai ia premtoi të devotshmëve. Kjo është për shkak se Allahu (te’ala) i tha Ademit (alejhis-selam):
وَقُلْنَا يَا آدَمُ اسْكُنْ أَنْتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ
”E Ne i thamë: ”O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhenet…” 1
Kur xheneti përmendet duke u përgjithësuar atëherë është xheneti i përjetshëm që është në qiell dhe për këtë arsye kjo është konfirmuar në një hadith nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) se Ademi (alejhis-selam) dhe Musa (alejhis-selam) diskutuan dhe Musa (alejhis-selam) i tha: ”Pse na dëbove neve dhe vetën tënde nga Xheneti?” dhe Allahu e di më së miri.”
1 El-Bekare 2:35