Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205841
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kur këtij muaji madhështor [Ramazani] po i afrohet fundi, muslimanët duhet të kenë frikë se veprimet e tyre janë të papranueshme dhe t’i luten Allahut që t’i pranojë ato dhe për një fund të mirë të jetës dhe falje për mangësitë e tyre. Ata nuk duhet të mashtrohen me veten e tyre.
Ata as nuk duhet të mjaftohen me këtë muaj në mënyrë që ata të kthehen në neglizhencë, përtaci dhe pakujdesi kur muaji të ketë mbaruar. Ata duhet të vazhdojnë ta adhurojnë Allahun. Ata e adhurojnë Allahun, e jo muajin Ramazan. Allahu (xhela ue ala) duhet të adhurohet në të gjitha kohërat dhe të gjitha gjendjet dhe jo vetëm në lidhje me një situatë të veçantë, një muaj të caktuar apo një periudhë të caktuar kohe. Allahu (xhela ue ala) i ka thënë profetit të Tij Muhammedit ﷺ:
واعبد ربك حتى يأتيك اليقين
”Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” 15:99
Vazhdo me adhurim deri në vdekje. Muslimani nuk merr pushim nga adhurimi. Ai i tmerrohet Allahut, i frikësohet Atij, e ka frikë Atë dhe e adhuron Atë në të gjitha kohërat dhe stinët.