Imam Abdurr-Rrahman Es-Sa’di (v. 1376)
Tejsir-ul-Kerim, fq. 177
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.comAllahu -subhanehu ue te ala- ka thënë:
”Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.” En-Nisa, 4:34
E gjithë kjo dëshmon se bashkëshorti vepron si kreu i gruas dhe zotëria i saj, ndërsa ajo është robëreshë e tij dhe shërbëtore e tij. Detyra e tij është që të përmbush ato me të cilat Allahu -te ala- e ka obliguar atë. Detyra e saj është që t’i bindet Zotit të saj, e pastaj burrit të saj.
Prandaj Allahu ka thënë:
”Gra të mira janë ato të dëgjueshmet…” En-Nisa, 4:34
Do të thotë i bindet Allahut:
”…që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu.” En-Nisa, 4:34
Kjo do të thotë se i bindet burrit edhe në fshehtësi. Ajo kujdeset për burrin e saj lidhur me veten e saj dhe pasurinë e tij.