Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ne e mbështesim Arabinë Saudite dhe injorojmë xhelozët

Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=151213

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabiri u pyet për deklaratat e ministreshës së jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom (S) sikurse:

”Përgjigje të hapura dhe të drejta ne do të përdorim sa më shpesh që të jetë e mundur. Këtu duhet protestuar kundër asaj që është më e afërt me metodat mesjetare, shpjegoi ministresha e jashtme e Suedisë Margot Uallstrom (S) pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të së hënës në Bruksel1.

Është e qartë se politika në Arabinë Saudite është larg nga një politikë feministe. Në veçanti shkelen të drejtat e grave. Atyre as nuk ju lejohet të ngasin makinën, ngacmohen seksualisht, dhe egziston një familje mbretërore me pushtet absolut. Atëherë është e qartë se ne nuk mund të përdorim ndonjë fjalë tjetër pos diktaturë, tha Wallstrom2.”

Përgjigje: ”Sulmet e egra të ministreshës përbëhen nga dy elemente: një politik dhe një fetar.

Lidhur me faktorin e parë nuk më përket mua dhe atyre si unë në mesin e njerëzve të rëndomtë dhe qytetarëve në Arabinë Saudite që të flasin për të. Kjo i përket kujdestarit të dy xhamive të Shenjta mbretit Selman bin Abdil-Aziz – Allahu e ruajttë!- dhe i bëftë të sakta fjalët e tij dhe veprimete tij – dhe zëvendësve të tij.

Lidhur me faktorin e dytë, që është ajo fetare, dhe unë do të them atë me të cilën e adhuroj Allahun:

1 – Nuk është çudi që ministresha suedeze foli kështu lidhur me Arabinë Saudite dhe e përshkroi vendin e monoteizmit dhe Sunnetit – Allahu e forcoftë atë dhe e stabilizoftë atë më tej – në mënyrë të rremë, të kotë dhe mënyrë abuzive. Ajo vetëm se pason paraardhësit e saj kufarë dhe xheloz në mesin e jehudëve dhe të krishterëve që ushqejnë një armiqësi kundër Islamit dhe myslimanëve. Allahu na ka informuar për këtë kur Ai i shpalli të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem:

وَلَن تَرْضَى عَنكَ الْيَهُودُ وَلاَ النَّصَارَى

”As hebrenjt, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, për deri sa të mos pranosh besimin e tyre.” 3

وَدَّ كَثِيرٌ مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَوْ يَرُدُّونَكُم مِّن بَعْدِ إِيمَانِكُمْ كُفَّاراً حَسَدًا مِّنْ عِندِ أَنفُسِهِم مِّن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ الْحَقُّ

”Shumica e ithtarëve, të Librit të Shenjtë, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mohim, pasi e vërteta atyre iu tregua haptazi.” 4

2 – Ne qëndrojmë krah për krah me këtë vend; Vendin e monoteizmit dhe Sunnetit. Ne mbështesim kushtetutën me të cilin ajo gjykon nga rregullorja e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem dhe ne dënojmë këto sulme të cilat janë të papranueshme nga logjikat e drejta duke përfshirë jehudët dhe të krishterët, e të mos flasim për myslimanët. Ne e injorojmë urrejtjen e urryesit, xhelozinë e xhelozit të sëmurë dhe paragjykimet e pargjykuesit. Nuk ka rëndësi nëse ata janë kufarë, siç janë jehudët, të krishterët dhe të tjerët, ose në qoftë se ata janë myslimanë prej nesh që flasin gjuhën tonë. Sepse ata thërrasin për në Xhehnem dhe kush i përgjigjet atyre ata e hedhin në të. Ata na urrejnë ne dhe pushtetarët tanë më shumë se ata urrejnë kufarët.

Hamdi dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi Profetin Muhammed, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

Diktuar nga Ubejd bin Abdilah bin Sulejman el-Xhabirij 

27-05-1436 ose 18-03-2015

___________________________

1 http://www.svd.se/nyheter/inrikes/wallstrom-medeltida-bestraffning_4263079.svd

2 http://www.svd.se/nyheter/inrikes/arabforbundet-fordomer-wallstroms-uttalanden-om-saudiarabien_4396813.svd

3 2:120

4 2:109

Shpërndaje: