Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: ed-Durar en-Nexhmijjeh fi Radd-ish-Shubuhat el-Akadijjeh uel-Menhexhijjeh, fq. 380-381
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmusliamne.com
Ali Hasen el-Halebi ka thënë:
“Kur duhet të nxjerrim një person nga Selefizmi nuk duhet të bëhet kjo me anë të pasimit të verbër. Duhet të bëhet përmes dijes, fesë dhe dëshmive. Kur dëshmia na bëhet e qartë, ne nëse dëshiron Allahu nuk do të jemi kokëfortë dhe të veprojmë me mendjemadhësi dhe do të trajtohemi padrejtësisht dhe të trajtojmë vetën me padrejtësi duke luftuar të vërtetën dhe duke kundërshtuar dijetarët.”
Alameh en-Nexhmi:
Allahu e di se ne nuk e pasojmë verbërisht askënd e as nuk veprojmë me solidaritet me asnjërin. Ne veprojmë përgjatë dëshmive që na janë konfirmuar. Ne nuk i përkasim atyre që ndjekin dikë verbërisht në këto çështje apo të veprojnë me solidaritet me dikë pa nevojë. As nuk e akuzojmë dikë me këtë. Nëse ende nuk të është sqaruar ty se el-Maghravi është një Kharixhij atëherë ti duhet të lexon fletushkën e përpiluar nga Selefitë në Marok.
Ne nuk kërkojmë që dikush të pasojë atë që është e gabuar, por ne kërkojmë që dijetarët që asocijohen me Selefizmin të bien dakord për të mbështetur të vërtetën dhe të hedhin poshtë të pavërtetën për hir të Allahut.
Qëllimi nuk është që të jemi shumë në numër. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu kundër kësaj. Ne besojmë se e vërteta është e mbështetur edhe vetëm një person i përmbahet asaj dhe ne besojmë se gënjeshtra është e braktisur sikurse të gjithë njerëzit të hedhen në të. Ne kemi një mësim nga profetët e Allahut. Allahu e ndihmoi Ibrahimin (salAllahu alejhi ue selam) pasi të gjitha forcat e gjithë botës i ishin bashkuar kundër tij dhe i tha zjarrit që kishin bërë për ta djegur atë në të:
كُونِي بَرْدًا وَسَلَامًا عَلَى إِبْرَاهِيمَ
“Ne thamë: “O Zjarr! Bëhu i ftohtë dhe paqe e siguri për Ibrahimin!”
1 21:69