Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në Islam nuk ka komunizëm

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Gjykimi në Islam ndaj demonstratave dhe protestave, fq. 54
www.perlatmuslimane.com


Për asnjë vend nuk ka qenë e mundur, gjatë gjithë historisë, që t’i bëjë të tërë njerëzit të pasur. Pra patjetër që do të ketë njerëz të varfër dhe të pasur, do të ketë njerëz të thjeshtë dhe lidera, do të ketë njerëz injorantë dhe dijetarë, do të ketë njerëz budallenj dhe njerëz të mençur. Ky është ligj universal i Allahut në krijimin e Tij.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

إِنَّ رَبَّكَ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ ۚ إِنَّهُ كَانَ بِعِبَادِهِ خَبِيرًا بَصِيرًا

“Vërtet Zoti yt është Ai që ia shton furnizimin atij që do dhe ia kufizon furnizimin atij që do. Vërtet Ai është hollësisht i Dijshëm për robërit e Tij dhe Ai sheh gjithçka.” El-Isra:30

Allahu i Lartësuar ka thënë:

اللَّهُ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ ۚ وَفَرِحُوا بِالْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا فِي الْآخِرَةِ إِلَّا مَتَاعٌ

“Allahu ia shton furnizimin atij që do dhe ia kufizon furnizimin atij që do. Po ata jobesimtarët janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër, nuk është tjetër vetëm se një përjetim i shkurtër.” Er Rad:26

Allahu i Lartësuar ka thënë:

اللَّهُ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَيَقْدِرُ لَهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

“Allahu ia shton furnizimin atij që do prej robërve të Tij e ia kufizon furnizimin atij që do. Vërtet Allahu është i Gjithdijshëm për çdo gjë.” El-Ankebut:62

 Allahu i Lartësuar ka thënë:

 أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّ اللَّهَ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ 

“Vallë, a nuk shohin ata se Allahu ia shton furnizimin atij që do dhe ia pakëson atij që do. Vërtet në këtë ka argumente për një popull që beson.” Er Rum:37

 Allahu i Lartësuar ka thënë:

قُلْ إِنَّ رَبِّي يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَيَقْدِرُ لَهُ ۚ وَمَا أَنْفَقْتُمْ مِنْ شَيْءٍ فَهُوَ يُخْلِفُهُ ۖ وَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ

Thuaj: ”S’ka dyshim se Zoti im është Ai që ia shton furnizimin atij që do prej robërve të Tij dhe po ashtu Ai ia kufizon atij, e çkado që të jepni për hir të Allahut, Ai e kompenson atë dhe Ai është Furnizuesi më i mirë.” Sebe:39

 Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَلَوْ بَسَطَ اللَّهُ الرِّزْقَ لِعِبَادِهِ لَبَغَوْا فِي الْأَرْضِ وَلَٰكِنْ يُنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَا يَشَاءُ ۚ إِنَّهُ بِعِبَادِهِ خَبِيرٌ بَصِيرٌ

“Sikur Allahu t’ua shumonte begatinë robërve të Tij, ata do t’i tejkalonin kufijtë në tokë, por Ai i furnizon me masë, aq sa Ai dëshiron. Vërtet Ai është hollësisht i Dijshëm për robërit e Tij dhe Ai sheh gjithçka.” Shura:27

Pra Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar ia shton furnizimin atij që do dhe ia kufizon furnizimin atij që do për një urtësi tepër të madhe si dhe për t’i testuar e për t’i sprovuar robërit e Tij, nëse i varfëri të cilit i është kufizuar furnizimi, a do të bëjë durim në mënyrë që të shpërblehet për durimin e tij, dhe i pasuri a do ta falenderojë Allahun për mirësitë që i ka dhënë atij apo do t’i mohojë këto mirësi dhe do të bëhet arrogant për shkak të tyre? Kështu që Allahu do t’i shpërblejë falenderuesit për shkak të falenderimit të tyre dhe do t’i ndëshkojë me dënimin që meritojnë ata që i mohojnë të mirat që Ai u ka dhënë atyre.

Shpërndaje: