Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në islam nuk ka “Revolucione”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://alfawzan.ws/node/13267

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Të ashtuquajturat ”Revolucione”, a janë në përputhshmëri me Sheriatin?

Përgjigje: ”Revolucione?!  Myslimanët nuk e dinë se çfarë janë revolucionet. Është fjala për myslimanët e vërtetë. Ndërsa hipokritët, njerëzit me mendje të dobët dhe besim të dobët mashtrohen nga këto gjëra. Myslimanët e qëndrueshëm nuk ndikohen nga revolucionet dhe as nuk i paramendojnë! Në fakt, ata paralajmërojnë kundër tyre dhe i ndalojnë ato.

Është e detyrueshme që t’i dëgjojmë dhe t’i bindemi sundimtarëve myslimanë dhe të jemi të bashkuar, sidomos në kohë të sprovave e në kohë të vështira dhe atëherë kur vjen puna për të qëndruar përballë armikut. Është e nevojshme që të jemi të qëndrueshëm, e të bashkuar dhe bashkëpunues ndaj planeve të armikut. Është e nevojshme që të qartësohet strategjia dhe agjenda e armikut. Këtë duhet bërë.

Shpërndaje: