Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ne kemi Islamin!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Përngjasimi me kufarët është gjë e rrezikshme, ai nuk lejohet, prandaj profeti tha:

”Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre.”

Nuk lejohet përngjasimi me kufarët.

Thuhet: “Ata janë njerëz të civilizuar! Ata janë të përparuar! Ata janë kështu, e janë ashtu.” Ata i madhërojnë kufarët dhe i imitojnë ata.

Jo! Ne kemi Islamin! Nuk ka asgjë që është e barabartë me të!

Asgjë në jetën e kësaj bote nuk është e barabartë me të nëse i përmbahemi Islamit. Ata kanë të mirat e kësaj bote! Ndërsa ne kemi Islamin që nuk ka gjë të barabartë me të.

Megjithëse Islami nuk ndalon që të përfitojmë nga gjëra të veçanta dhe nga dobitë e tyre. Përkundrazi, ai inkurajon për këtë.

Ndërsa çështja është që ne nuk duhet t’i imitojmë kufarët. Dhe nuk duhet t’i madhërojmë kufarët! Dhe nuk habitemi prej asaj që ata kanë prej të mirave të kësaj bote sepse ato janë vetëm mashtrim që i shpie ata drejt dënimit. Dhe ne nuk e nënçmojmë gjendjen e muslimanëve edhe nëse muslimanët janë të dobët dhe nuk kanë mjete ose civilizim por ata e kanë Islamin që nuk ka të barabartë me të! Ne jemi në mirësi dhe për këtë falënderimi i takon Allahut. Ne kemi fe! Ne e kemi Islamin! Këto gjëra nuk i kanë ata.

Ata kanë bukuritë e kësaj bote por nuk kanë fe! Ata nuk kanë fe! Ata janë kufarë! A do t’u bëjnë dobi atyre të mirat e kësaj jete nëse ato i mashtrojnë ata drejt dënimit? Ato nuk do t’u bëjnë dobi atyre!

Sa për ne, ne e kemi Islamin elhamduLilah. Kushdo që ka Islamin, nuk i mungon asgjë. Përkundrazi, ai ka gjithçka!

ElhamduLilah.

Shpërndaje: