Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në këtë rast merre gruan e paarsimuar

Alameh Rabi bin Hadi El-Medkhali
Mexhmu-ul-Fataua (2/418)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një vëlla selefi ka kërkuar për martesë një motër që studion në një mjedis ku ka përzierje të gjinive. Ai e këshilloi atë, por ajo refuzoi të ndryshonte mendje. Çfarë e këshilloni atë?

Përgjigje: Të këshilloj me këshillën e të dërguarit të Allahut ﷺ:

“Martohu me fetaren, të lumshin duart.”

Transmeton Bukhari (5090) dhe Muslimi (1466).

Kërko një grua fetare, edhe nëse ajo është e paarsimuar. Një grua e paarsimuar është më e mirë se një e arsimuar që studion në një mjedis të përzier. Sot, shumë gra të paarsimuara janë më të mira dhe më të zgjuara se ato të arsimuarat.

Nuk është e nevojshme të martohesh me një grua të arsimuar. Merre një grua të devotshme dhe të drejtë. Ose ajo është e ditur, gjë që është është edhe më mirë ose ajo është e paditur sipas natyrshmërisë; ti e merr dhe e mëson atë, dhe ajo e pranon mësimin.


Hadithi i plotë është:

“Femra martohet për katër arsye: për pasurinë e saj, prejardhjen e saj, bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Martohu me fetaren, të lumshin duart.”

Transmeton Bukhari (5090) dhe Muslimi (1466).

Shpërndaje: