Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika-ul-Bab el-Maftuh (76)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne shohim se si disa njerëz e falin akshamin me ju. Pastaj dalin dhe shpërndajnë fletushka jashtë xhamisë, pastaj kthehen në xhami, a duhet të falin dy rekate tehijetul mesxhid apo jo?
Përgjigje: Jo, nuk duhet të falin tehijetul mesxhid, këta që dalin nga xhamia për të marrë fletushka që janë pranë xhamisë dhe pastaj kthehen, ata nuk duhet të falin dy rekate tehijetul mesxhid kur të kthehen. Po ashtu nëse dikush del për të marrë abdes në tualetet e xhamisë që janë afër dhe kthehet, ky nuk ka nevojë të falë tehijetul mesxhid.