Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në këtë rast ska nevojë për dijetarë për të bërë tekfir

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: el-Ixhabat el-Xhalijeh an-il-Kadhja el-Menhaxhijjeh, fq. 48-49

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në vendin tonë ka disa të rinj të cilët thonë se në qoftë se ata shohin një person duke e fyer Allahun, apo duke bërë shaka me Sunnetin apo të nënçmojë Kuranin me dije dhe me qëllim, atëherë ata nuk bëjnë tekfir mbi të derisa ta bëj tekfir një dijetar. Askush tjetër nuk duhet të bëjë tekfir mbi të …

Përgjigje: Vëllezër! Këto pyetje janë të qarta. Ato nuk kanë nevojë për asnjë dijetarë. A të mos falem deri sa të më thotë një dijetarë që të falem? A të mos e paguaj zekatin derisa një dijetar të më thotë mua që ta bëjë këtë? A të mos e ndalojë alkoolin derisa një dijetar ta ndaloj atë?

Këto çështje të qarta nuk kanë nevojë për fetva nga dijetari. Nëse e dëgjon një person duke e fyer Allahu, ne themi se ai është kafir. E njëjta gjë vlen edhe për personin i cili e nënçmon Kuranin apo bën shaka me Islamin me dije dhe qëllimisht, atëherë ai është kafir. Njerëzve të thjeshtë ju lejohet të bëjnë tekfir mbi të.

Pyetje: A na lejohet që të distancohemi prej tij?

Përgjigje: Po, distancohuni prej tij. Disa gjëra janë të qarta në fe dhe të cilat i di injoranti, personi i thjeshtë, i krishteri dhe jehudiu. Të gjithë ata e dinë se ato janë nga Islami. Injoranca është një justifikim në çështjet e paqarta, jo në çështjet e qarta.

P.sh një njeri jeton në këtë vend apo në Algjeri dhe thotë se ai nuk është i obliguar që të falet apo se alkooli nuk është i ndaluar. Këto çështje janë të qarta. Ai është kafir. Ai lejon diçka të ndaluar ose mohon diçka që është e njohur në Islam.

Shpërndaje: