Alameh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh
Burimi: Ligjërata Et-Ta’if, 15/7-1426
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë thoni në lidhje me këto fjalë:
“Kur Muaviu dhe miku i tij Amri përdorën gënjeshtrën, mashtrimet, tradhtinë, hipokrizinë dhe korrupsionin, Aliu nuk mundi të bie në atë nivel aq të poshtër. Andaj nuk është çudi që ata të fitojnë e të humb Aliu. Edhe pse kjo humbje është më me vlerë se fitoret e atij lloji.” A janë këto fjalë fyerje e sahabët?
(Gjë të cilën e ka thënë Sejjid Kutbi në librin e tij “Libra dhe Personalitete”, fq. 242.)
Përgjigje: Këto fjalë vijnë ose nga një Batini i fëlliqur ose nga një jahudi. Muslimani nuk shprehet në këtë mënyrë.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Amr bin el-‘As është prej banorëve të xhenetit.”
Muaviu është një nga sahabët më të mëdhenj, i njohur për takvallëkun dhe dëlirësinë që kishte; dhe myslimani i mirë nuk dyshon në këta të dy.
Ajo që ata kanë bërë për të cilën kritikohen dhe përhapen nga këta njerëz, ato janë vetëm shpifje, gënjeshtra dhe devijime të cilat thuhen nga ata, gjithashtu kjo është një shembull i hipokrizisë – Allahu na ruajt.