Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në lidhje me tezkijen e Mukbilit për El-Haxhurin

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: http://olamayemen.com/index.php?article_id=2865

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ata që janë me dijetarët kanë të njëjtin thirrje. Ai (el-Haxhuri) është braktisur nga dijetarët e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit derisa ai të pendohet tek Allahu. Nëse ai pendohet në përputhje me kushtet korrekte të pendimit, atherë Allahu e falë atë që pendohen tek Ai. Që ai të vazhdojë ti fyej dijetarët, ti denigrojë ata, të tallet me ta, të thotë se ata janë të devijuar dhe të miratoj vetëm veten, vetëm se e dëmton atë dhe Damaxhin që është vendi i Shejkh Muqbilit (rahimehullah).

Shejkh Mukbili (rahimehullah) ka bërë ixhtihad, por të gjithë muxhtehidunët nuk e arrijnë të vërtetën. Nëse dijetari bën ixhtihad dhe ka të drejtë, ai shpërblehet dy fish, dhe në qoftë se gabon, ai shpërblehet vetëm një herë. Ai bëri ixhtihad rreth tij, por askush nuk është i pa gabueshëm. Përndryshe el-Haxhuri nuk e meriton as ti mësojë pesë studentë. Përndryshe, ai vetëm do tu mësojë atyre metodologjinë e tij. Muslimanët kanë përgjegjësi. Ty nuk të lejohet që t’u mësosh diçka që e kundërshton Kuranin dhe Sunnetin.

Shpërndaje: