Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ne luftojmë përkrah pushtetarëve tanë muslimanë

Imam Harb bin Is’hak el-Kirmani (v. 280)

Burimi: Kitab-us-Sunneh, fq. 137-139

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

264 – Se’id bin Mensur na tregoi: Xhafer bin Burkan na tregoi, nga Hishami: Mugire na informoi në lidhje me Ibrahimin:

“Ai u pyet në lidhje për të luftuar përkrah me Benu Meruan dhe përmend anët e tyre të këqija. Ai tha: “Askush tjetër pos shejtanit nuk i ka mashtruar ata në mënyrë që ata të mos luftojnë kundër armiqve të tyre.”

265 – El-Musejjeb bin Uadhih na tregoi: Ebu Is’hak el-Fazari na tregoi nga el-A’mash i cili tha:

“Abdurr-Rrahman bin Jezid, Ebu Xhuhejfeh, Ibrahim en-Nakha’i dhe Amarah bin Umejr luftuan përkrah el-Haxhaxhit.” I thashë: “Ku luftuan ata?” Ai tha: “Në Horasan, Dejlem dhe vende të tjera.” Një njeri tha: “A ishin të detyruar me forcë që ta bëjnë këtë?” Ai tha: “Jo. Ata e morën me lehtësi këtë dhe ju pëlqeu.”

266 – Ebu Is’hak na tregoi:

“E pyeta Hishamin për të luftuarit përkrah udhëheqësit dhe i tregova atij se cilat argumente përdoren kundër tyre në mënyrë që të mos luftohet përkrah tyre. Ai tha: “El-Hasan el-Basri dhe Ibn Sirini e kishin zakon të thoshin: “Ju merrni shpërblimin e luftimit, nderin dhe virtytin, ndërsa ata marrin mëkatet e tyre.”

Ai gjithashtu tha:

“El-Hasan el-Basri e kishte zakon të thoshte: “Unë kam mësuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Allahu e ndihmon këtë fe me njerëzit që nuk kanë hise.” 1

El-Hasan el-Basri tha gjithashtu:

“Katër çështje islame i përkasin pushtetarit:. Gjykimi, plaçka e luftës, lufta dhe namazi i xhumasë.”

I thashë Hishamit:

“Pavarësisht nëse ata janë të devotshëm apo mëkatarë?” Ai tha: “Pavarësisht nëse ata janë të devotshëm ose mëkatar.”

467 – El-Musejeb na tregoi: Ebu Is’hak na tregoi, Musa bin Ukbah i cili ka thënë:

“Kam luftuar së bashku me Salim bin Abdil-lahin kundër romakëve. Kjo u bë nën udhëheqjen e Uelid bin Abdil-Malikut.”

468 – El-Musejeb na tregoi: Ebu Is’hak na tregoi, nga er-Rabi bin Sabih, nga Kajs bin Sad i cili tha:

“I është thënë Ibn Umerit: “Çfarë thua në lidhje me luftën? Ti po e sheh se si udhëheqësit kanë shpikur?” Ai u përgjigj: “Lufto përkrah tyre. Ti nuk ke të bësh asgjë me bidatet e tyre.”


1 Ahmedi (20454).

Shpërndaje: