Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (56 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Unë vuaj nga pasiguria rreth medhjut (lëngu që del gjatë epshit). Kur më vien mendimet epshore, unë nuk e di nëse më ka ardhur medhiu apo jo. A ka ndonjë kriter Sheriatik që e trajton daljen e medhiut?”
Përgjigje: “Po. Është një rregull i dobishëm nga sunneti. Nëse dyshon se gazrat, urina, medhiu apo një tjetër shkaktar që e prish abdesin, ka dalë nga ti, atëherë në parim je i pastër. Dëshmi për këtë është se sahabët (radijAllahu anhum) i treguan profetit (salAllahu alejhi ue selem) se si ata ndiejnë diçka në barkun e tyre duke mos e ditur nëse diçka ka dalë prej tyre apo jo. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ju tha:
“Ai nuk duhet të dal nga namazi derisa të dëgjoj zë ose erë (gazrash).” 1
Do të thotë derisa ai të jetë i bindur. Çështja pra është e lehtë. Megjithatë, ka njerëz të cilët janë mundur plotësisht nga vesveset. Sapo të fillon të dyshoj ai shikon në organin e tij. Kjo nuk është e nevojshme. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk ka thënë të sigurohesh dhe të shikosh veten tënde nëse dyshon. Ai tha:
“Ai nuk duhet të dal nga namazi derisa të dëgjoj zë ose erë (gazrash).”
Kjo do të thotë që ne të mos hulumtojmë. Pasi që bëhet fjalë për dyshime, ne nuk duhet të hulumtojmë dhe të shikojmë. Ne duhet t’i injorojmë dyshimet dhe të tregohemi indiferent. Në parim gjendja (e njeriut) është e pastër.
Ka njerëz të cilët kanë dyshime rreth anusit. Ata ndiejnë lagështi, nuk e dinë nëse lagështia është djerse apo sekretim. Çfarë të themi këtu? A është lagështia në parim një djers e pastër apo një papastërti? Kjo është në parim është e pastër. Kështu ne këtë lagështi e konsiderojmë se është djersë, sidomos në qoftë se e përjeton këtë kur është nxehtë dhe jo kur është ftohtë. Kjo është dëshmi e qartë se lagështia është djers dhe gjithçka është në parim e pastër. Elhamdulilah.
1 Bukhari (137).