Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Tefsir-ish-shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab (22)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tafsirayat-05-07-1435-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Në qytetin tonë ezani thirret pesë minuta pas perëndimit të diellit. A na lejohet ta prishim agjërimin para thirrjes së ezanit?
Përgjigje: Agjërimi prishet pasi dielli të ketë perënduar. Nëse e shihni se ai ka perënduar, ju e prishni agjërimin pavarësisht nëse ezani është thirrur apo jo. Por në qoftë se ju nuk e shihni perëndimin, nuk duhet ta prishni agjërimin deri sa të thirret ezani. Kjo është më e sigurt për ju në mënyrë që të mos e prishni agjërimin para perëndimit të diellit.