Shejkh Muhammed Sa’id Raslan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ata kërkojnë për të gjykuar me atë që ka zbritur Allahu, por në mënyrën e tyre me të cilën nuk na ka mësuar Allahu; e pra realisht, mu ata në këtë rast kanë gjykuar me atë që Allahu nuk ka zbritur.
Kjo është për mjerim.
Ky është budallallëk!
Kjo është prej gjërave që ndezin flakën në mesin e njerëzve.
Bindja jonë, e cila është bindja edhe e Të Parëve Tanë Të Mirë është se: Rezultati është i njëjtë tek ata të cilët bëjnë tekfir (pa asnjë rregull) dhe tek ata të cilët nuk bëjnë fare tekfir.
A kanë kujdes ata të cilët bëjnë tekfir (pa rregulla)?
Çfarë kemi për qëllim me këtë?
Ata të cilët bëjnë tekfir, siç nuk duhet bërë,- jo sipas menhexhit të të Parëve tanë të mirë, – gjithnjë kur është fjala për tekfirin e individëve (jo atë të përgjithshëm), sepse aty kemi të bëjmë me plotësim kushtesh, me mënjanimin e pengesave, dhe ngritje të argumentit, – ata të cilët bëjnë këtë ju thuhet:
“Nëse jeni ata që dëshironi të praktikoni rrugën e selefëve-sahabeve dhe pasuesve të tyre të drejtë, atëherë, dijeni se ata (selefët) thonë se: pavarësisht gjendjes, nuk lejohet rebelimi, edhe nëse gjykoni për sunduesit tuaj se janë jobesimtarë! Kjo është kështu, përderisa të mos kemi fuqi për ta ndryshuar gjendjen, e që në realitet nuk kemi fuqi të tillë!”
Siç ka thënë edhe Shejkh Salih: “Po rebeloheni me shkopinjtë e barinjve dhe thika të kuzhinës?!”
Çfarë budallallëku është ky!
Dobësi mentale!
Shkaktoni kaos dhe i dëmtoni pasuritë e myslimanëve!
Ne duhet ta pengojmë popullin që të mos futet në këto gjëra, mirëpo ata kundërshtojnë dhe insistojnë me format e tyre, dhe gjuhët e tyre përçartën sikurse të përpinin plehra! Ata janë budallenj dhe të paedukuar! Futen në dialog me dijetarët dhe i konsiderojnë jobesimtarë. Shembulli i një ahmaku si ata vepron kështu, e lus Allahun që ta udhëzojë e të futet në islam ashtu siç duhet, e të mos jetë nga ata që një pjesë të Librit e beson e një pjesë tjetër e mohon.
Mjerë për ty!
I quani njerëzit jobesimtarë! Kjo mund të të takojë ty, dhe me këtë budallallëk do të dalësh para Allahut.
E lus Allahun që t’iu gjykojë me drejtësinë e Tij!
Kjo është një devijim i qartë, dëgjoni njerëzit e dijes, priteni Ramazanin siç duhet dhe mendoj se jeni përgatitur për ta pritur atë. Lëreni këtë kaos politik, të cilin njerëzit po e ndjekin me emocione të pakontrolluara.
Pasha Allahun, sikurse do të ishin pasues të Selefëve – Sahabeve dhe pasuesve të tyre të drejtë, gjërat do të ishin ndryshe. Mirëpo, realiteti është se ata nuk kuptojnë.
Kanë marrë pozitat, njerëz kinse janë të ditur. Pasha Allahu nuk janë të tillë, sepse nuk mund të lexojnë asnjë rresht në libër. Përndryshe do të ishin goditur në kurriz derisa t’i dalin sytë nga vendi (sepse kështu do ta kuptonin se janë duke gabuar).
Mirëpo, ja që pretendojnë të jenë të ditur dhe ‘muxhahida’. Dhe nuk ka asnjë të keqe të jesh muxhahid. Dhe ‘ai që bën xhihad’ kur flet, thotë: ‘Vëllai im muxhahid’; ndërsa ai rri ulur në shtëpi. Të gjithë ata janë ‘muxhahida të kejbordit’! ‘Muxhahida të internetit!’ O ju që nuk mendoni, interneti dhe forumet e ndryshme, përgjithësisht janë investime sioniste. Ju nuk kuptoni asgjë, vetëm se po shkatërroni umetin islam duke shkaktuar përçarje në mesin e tyre.
Çfarë po bëni?!
Mësoni njerëzve Teuhidin (Njësimin e Allahut), mësojani njerëzve pasimin e drejtë, mësojani njerëzve namazin, mësojani njerëzve moralin e drejtë të cilin e jep Kur’ani dhe Sunneti. Dilni nga gjërat e liga dhe të ulëta.
Të mos mendojë dikush se problemet e umetit janë vetëm mbi supet e tij. Në kohët e vjetra, mitologjia thoshte se toka bartet nga briri i kaut! Ti mund të jesh prej tyre. Dikush mendon se gjërat do t’i rregulloj si i vetëm.
Këta lloj njerëzish, më kujtojnë tregimin e dy hauarixhëve të cilët bënin tavaf rreth Qabes në kohë të haxhit. Vendi ishte i mbushur me njerëz.
Kur njëri prej tyre i tha tjetrit – gjatë tavafit-: ‘A e di çfarë?’
Ai i thotë: ‘Urdhëro.’
Ky i thotë: ‘Të gjithë këta janë në Zjarr të xhehenemit përveç meje dhe teje!’
Ai lexojë fjalën e Allahut:
و جنة عرضها السموات والارض
…Xhenneti, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës.” 3:133
Është përgatitur për mua dhe për ty, atëherë po ta lë vetëm ty.’ Kështu, harixhiu u kthye tek Pasuesit e Sunnetit.
Kthehuni tek e vërteta o ju të marrë!
Pasha Allahun, ju e keni nëpërkëmbur umetin islam.
Kthehuni tek e vërteta dhe lëni pretendimet tuaja të pabaza.
Ata, në pamje të parë, jetojnë një jetë sikurse të jobesimtarëve, kur kemi të bëjmë me jetën në shtëpi, veshmbathje, në ushqim, pije, vetura… në të gjitha çështjet; dhe ky është muxhahid!
Muxhahid të jetë ky?!
Po, ky është muxhahid ndaj të devotshmëve!
Dhe kjo nëpërmjet faqeve të internetit!
Kjo bëhet për të përçarë umetin, dhe për t’i hutuar ata.
Heshtni, Allahu ju mëshiroftë.
Kthejuni kërkimit të dijes dhe, dijeni se Allahu e ka bërë që refuzimi për të prezantuar në vende ku mësohet dije, shkak për t’u hidhëruar Ai.
Ashtu, siç transmetohet në të dy sahihat (Buhariun dhe Muslimin) nga Ebu Uakid el-Lejthij (Allahu qoftë i kënaqur me të!):
“Përderisa Profeti salAllahu alejhi ue selem ishte ulur me shokët e tij në xhami, erdhën tre persona.
Njëri prej tyre, e gjeti një vend në rrethin e Sahabeve dhe u ul me ta.
Ndërsa i dyti, u ul në fund të mexhlisit.
Ndërsa i treti, u largua duke refuzuar të ulet.
Kur përfundoi fjalimin Profeti salAllahu alejhi ue selem, tha: ‘A dëshironi që t’iu tregoj në lidhje me këta tre persona?’
Më pas, vazhdoi Profeti salAllahu alejhi ue selem duke thënë: ”I pari prej tyre, kërkoi strehim tek Allahu, andaj Allahu e strehoi atë. Ndërsa i dyti u turpërua, andaj Allahu u turpërua prej tij, ndërsa i treti refuzoi dhe Allahu u largua nga ai.”
Të refuzosh për të prezantuar në mexhlise ku mësohet feja e Allahut pa arsye, është shkak që Allahu të largohet nga ti.
Mundohu që të mësosh sa më shumë rreth fesë, atë që e mëson praktikoje, thirri të tjerët në të dhe duro ndaj të këqijave që mund të shkaktohen për të, do të jesh i suksesshëm me lejen e Zotin e botëve.
Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi Profetin tonë.