Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Në sa rrobe duhet falur?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/229)

 www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

13 – Kapitulli lidhur temën se në sa rrobe duhet të falet gruaja?

Ikrimeh ka thënë:

”Nëse ajo mbulon trupin e saj me një rrobe të vetme kjo mjafton.”

Shumë gra pyesin në lidhje me këtë. Ato pyesin lidhur me faljen e namazit në një rrobë të vetme që mbulon tërë trupin dhe nuk ka mëngë. Kjo është e lejuar. Përderisa mbulon çdo gjë që duhet të mbulohet atëherë ky veprim është i lejuar. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një fustan apo diçka tjetër.

Shpërndaje: