“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Në sexhde shkohet me duar së pari!

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Tamam-ul-Minnah, fq. 194-195

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush të zbret në sexhde ai nuk duhet të zbret në gjunjë si një deve. Ai duhet të zbres me duart e tij para gjunjëve.”

Transmetuar nga Ebu Daudi, Nesaiu dhe të tjerët. Zinxhiri i tij i transmetimit është i mirë ka thënë Neveviu dhe ez-Zarkani. Ibn Haxheri ka thënë se zinxhiri është i fortë.

Këto dy hadithe nuk kundërshtohen nga ndonjë gjë tjetër pos hadithit të Ua’il ibn Huxhrit të cilin autori e citoi nga Ibn-ul-Kajimi. Hadithi është i dobët, sepse zinxhiri përbëhet nga Kadi Shurejk bin Abdil-lah. Ai është i dobët dhe nuk ka memorizim të mirë. Hadithet e tij nuk përbëjnë asnjë argument në qoftë se ai është i vetëm në transmetim, edhe më pak në qoftë se ai transmeton një hadith kontradiktor. Prandaj tha Hafidh Ibn Haxheri në “Bulugh-ul-Maram”:

“Hadithi i Ebu Hurejres është më i fortë se i Ua’ilit.”

Ngjashëm ka thënë Abdul-Hak el-Ishbili. Referojuni librit “Sifatu Salat-in-Nebi”1.

Ibn-ul-Kajim gaboi në mënyrë të qartë në “Zad-ul-Me’ad”, kur i dha hadithit të Ua’ilit përparësi para haditheve të Ibn Umerit dhe të Ebu Hurejres. Ai ka gabuar edhe në më shumë se kaq në temë, të cilën e kam refuzuar në detaje në librin “et-Ta’likat el-Xhijad ala Zad-ul-Me’ad” dhe libra të tjerë. Është e përshtatshme për të marrë një shembull duke pasur parasysh se është e lidhur ngushtë me temën me të cilën kemi të bëjmë tani. Në këtë mënyrë, do të bëhet sqarim mbi fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

“Kur ndonjëri prej jush të zbret në sexhde ai nuk duhet të zbret në gjunjë si një deve. Ai duhet të zbres me duart e tij para gjunjëve.”

Ibn-ul-Kajimi ka thënë se transmetuesi e transmetoi hadithin në të kundërtën, dhe në të vërtetë duhet të lexohej kështu:

“Ai duhet të zbres me gjunjë para duarve.”

Ajo që e bëri atë të thotë kështu është se ai ka thënë:

“Deveja zbret me këmbët e para para këmbëve të prapme.”

Ai tha:

“Ndalimi përfshinë zbrijten si zbritja e deves. Prandaj, namazliu duhet zbritur me gjunjë para duarve.”

E gjitha kjo qe për shkak se ai nuk i dinte thëniet e gjuhëtarëve duke përfshirë el-Fajruzabadin se gjunjët e devesë janë të vendosura në këmbët e para. Prandaj tha et-Tahaviu në “Sherh Ma’anil-Athar”:

“Gjunjët e devesë janë të vendosura në këmbët e para. I tillë është rasti me të gjitha kafshët e tjera, ndryshe nga njerëzit. Ai tha se nuk duhet zbritur në gjunjët e vendosur në këmbë në të njëjtën mënyrë si deveja që zbret në gjunjët e vendosur në këmbët e para. Në vend të kësaj, ai së pari duhet të zbres në duart e tij në të cilat ai nuk i ka gjunjët e tij. Pastaj ai zbret gjunjët e tij. Me anë të kësaj veprimi i tij do të dallojë nga veprimi i deves.”2

Me këtë sqarohet kuptimi i hadithit në mënyrë të qartë, elhamdulilah, për suksesin që Ai jep.

Pos kësaj fjalët në këtë Sunnet nënkuptojnë obligimin. Këtë mendim e ka Ibn Hazmi në “el-Muhala”3. Që autori e përcjelli prej tij se kjo është mustehab, është qartësisht e gabuar. Pasi që veprimi është i detyrueshëm, kjo do të thotë se nuk është e lejuar që të veprohet diçka tjetër. Kjo refuzon konsensusin se të dy veprimet jane të lejuara, të cilën e citoi Shejkh-ul-Islam në “Mexhmu-ul-Fataua” 4.

_________________________________________

1 fq. 146.

2 1/150.

3 4/128.

4 1/88.

Shpërndaje: